3 arsyet pse duhet të konsumoni vaj peshku!

Janë shumë pak suplementë në treg që kanë shumë të mira si vaji I peshkut. Edhe ju do të përfitoni nga të mira që sjellë vaji peshkut.

Nëse po kërkoni që ti rrisni muskujt apo humbni yndyrëra, ose vetëm po kërkoni që të keni shëndet më të mirë, vaji I peshkut është një suplementë që ju duhet ta shtoni në planin tuaj të dijetës ditore.

Çfarë është Vaji I Peshkut?

Vaji I peshkut është një formë e acideve yndyrore që rrjedhë nga indet e peshkut që përmbajnë vaj. Përmban acide yndyrore Omega-3, duke përfshirë acidet eikosapentaenoik(EPA) dhe dokosaheksaeonik(DHA), që ka marrë vëmendjen më së shumti në hulumtimet për shëndetin gjatë viteve të fundit.

Personat që konsumojnë sasi të mëdha të vajit të peshkut, I marrin ato në form të kapsullave sa më shpesh që munden. Megjithatë, duhet të mbani në mend që shumë lloje të peshqive përmbajnë sasi të mëdha të merkurit, që poashtu duhet të kontrollohen marrja e tij në nivelë të kontrolluar nga trupi.

Nëse këto sasi të merkurit mirren në nivele të larta, mund të shkaktojnë probleme poashtu, ashtu që është jetike që të mbani një baraspeshë kur vie puna te marrja e vajit të peshkut. Kapsullat e vajit të peshkut, së bashku me peshkun që përmban yndyrëra, do të jenë mënyra më e mirë për të përfituar nga të mirat që sjellë vaji I peshkut.

Marrja e vajit të peshkut si suplementë, sjellë një llojllojshmëri të të mirave. Janë 3 gjërat e rëndësishme që ju duhet të I dini.

1) Mbështetje për një nivel të shëndetshëm të kolesterolit(yndyrës në gjak)

Marrja e vajit të peshkut si suplementë mund të mbështes nivel normal të shëndetshëm të kolesterolit në gjak. Nëse merrni 3-6 gramë vaj peshku në ditë, mund të ndihmojë të keni nivel normal të HDL dhe LDL, si dhe përqëndrim normal të niveleve të triacilglicerolit në trup kur ato janë në nivel normal në trup.

Nëse filloni të përdorni vajin e peshkut, si dhe ushqeheni më një dijetë që përmban pemë dhe perime të freskëta, do të keni mirëqenie dhe shëndet më të mirë.

2) Mbështetje për eshtra të shëndetshme

Me kalimin e viteve, posaçërisht në rastin e femrave që hyjnë në vitet e fillimit të ndërprerjes së ciklit menstrual dhe nuk kanë më nivele të hormoneve estrogjen dhe progjesteron, eshtërat mund të fillojnë të hollohen, që si pasojë ju do të përjetoni osteoporozën.

Studimet ka shikuar në ndërlikimet e harxhimit të acidit yndyror zingjiror shumë-gjysmë-ngopur, në densitetin e baraspeshës së kalciumit dhe densitetin e eshtrave tek menopauza tek femrat, dhe është gjetur se ata që marrin nivele të mëdha të acideve yndyrore mund të kenë mbështetje për të pasur eshtra të shëndetshme.

Mënyra më e mirë për të pasur eshtra të shëndetshme është që të siguroheni që merrni mjaftushëm kalcium në dijetën tuaj ditore. Më pas, duhet të keni kujdes në konsumimin e vajit të peshkut.

Është e rëndëdishme që të siguroheni që merrni sasi të duhura të acideve yndyrore Omega-6. Nëse konsumoni shumë Omega-6 dhe shumë pak Omega-3, do të keni mungesë të mineraleve në eshtrat tuaja.

3) Mbështetje për disponimin

Hulumtimet kan treguar se nëse merrni vaj të peshkut në dijetën tuaj në baza ditore, do të rregullojë disponimin tuaj.

Dijetat tek shumë njerëz janë përplotë me ushqime ashtu që nuk ka edhe aq cilësi të ushqimit që mbështet sistemin shëndetësor. Kjo vetëm se mund ta rrisë stresin që keqëson ç’rregullimt e disponimit si për shembull: depresioni apo ankthi.

Konsumimi I vajit të peshkut mbështetë nivelin e serotoninit në trup, që njihet si hormoni kur ndjeheni mirë. Do të përfitoni nga të mirat e serotoninit pasi të keni marrur mish me karbohidrate të dendura, që ju bën të ndjeheni të pushuar dhe qetësuar. Për këtë arsye, personat marrin shumë karbohidrate kur janë të stresuar.

Duke marrur vaj të peshkut, ju do të mbështetni në mënyrë natyrale lirimin e serotoninës në trupin tuaj, që mund të ju ndihmojë të kontrolloni stresin.

Përfundimi

Siç e shihni, vaji I peshkut sjellë shumë të mira të llojllojshme. Vaji I peshkut nuk do të ju ndihmojë të ndërtoni muskuj me një rritëm të nxituar drejtpërdrejt, por në mënyrë të tërthortë do të ju mbështes të keni ushtrime cilësore. Çfarë është më e rëndësishme, marrja e vajit të peshkut do të përmirësoj shëndetin tuaj në përgjithësi, që është çelsi kyç për të ushtruar për një kohë më të gjatë.

Lini një Përgjigje