6 Mitet dhe keqkuptimet mbi fitnesin e femrave

Ndani faktet prej miteve kur  vjen puna për treningun dhe nutricionin e femrave.

Miti i ushtrimeve 1: Nese përdorni pesha të rënda do të dukeni si mashkull

Të gjithë kemi degjuar për këtë thënie. Dhe është e vertetë që çdo femer e cila ngritë pesha me kalimin e kohës do të bëhet më e fortë, mirëpo nuk do  të thotë që do të filloni të dukeni si mashkull.Femrat prodhojnë vetëm një fraksion të vogël të hormonit testosteron i cili është përgjegjës për rritjen e muskujve e që meshkujt e kanë hormon primar.

Edhe trajneret femra të cilat kanë ushtruar me vite nuk mund të ndërtojnë muskuj sikur meshkujt. Natyrisht secila femër e cila injekton testosteron ose ndonjë substancë anabolike mund të ndërtoj muskuj më shumë mirëpo në mënyrë natyrale është një gjë e pamundur për femra.

Duke shtuar muskuj të pastër në trupin tuaj ju djegni më shumë kalori dhe dukeni më fit. Kështu që mos u frikoni ti shtoni peshat në ushtrimet tuaja.

Miti i ushtrimeve 2: Muskujt do të shëndrrohen në dhjam kur pushoni së ushtruari.

Kjo thënje është aq e vërtetë sa të thoni që ari do të shëndrrohet në hekur, gjë e cila është e pamundur. Në prezencë të ushqimit të shëndetshëm dhe pushimit, muskuli rritet si reagim ndaj ushtrimeve të rezistencës sipas një procesi i cili quhet hipertropi. Por kur ju nuk ngritni pesha më, e kundërta fillon të  ndodhë. Ky proces quhet atropi ku muskujt bëhen më të vegjël. Fibrat e muskujve nuk kthehen në dhjam mirëpo ato shkrihen.

Më pas kur ju filloni të hani ushqim jo të shëndetshëm filloni të shtoni edhe dhjam në trupin tuaj. Gjatë  kësaj kohe ndërrohet kompozicioni i trupit ku shtohet më shumë dhjam se muskuj dhe ju e humbni formën.

Këshilla ime është që ju të vazhdoni me ushtrime dhe me të ushqyerit e shëndetshëm. Nese duhet të largoheni nga ushtrimet për një kohë të shkurtër përkujdesuni që të i rrini gati ushqimit dhe të hani vetëm ushqim të shëndetshëm dhe zvogëloni sasinë e konsumimit.

Miti i ushtrimeve 3: Ushtrimi i këmbëve çdo ditë formëson vithet

Kur është puna te ushtrimet me pesha, ndërtimi i muskujve dhe vijave trupore rregulli primar është ky: Ushtroni me intenzitet të lartë në fitnes dhe lejoni atë muskul të pushoj për  48-72 ore kohë deri sa ta ushtroni herën tjetër.

Pse?

E gjithë ajo punë e lodhshme që e bëni në fitnes është vetem stimulimi i muskujve që të rriten. Rritja, riparimi dhe formimi i vijave ndodh gjatë ditëve tjera nese pushoni mjaftueshëm dhe ushqeheni shëndetshëm. Ushtrimi më i shpeshtë sjellë rezultate jo të mira.

Ushtrimet e aerobikut mund të bëhen më shpesh pasi që i targetojnë muskujt tjerë. Kardio mund të luaj rol të rëndësishëm në zhvillimin e pjesës së poshtme të trupit mirëpo nuk do të ju formoj vithet siç do ta bëjnë ushtrimet me pesha.

Miti i të ushqyerit 1: Nese konsumoni shumë proteinë shkaktoni dëme

Proteini është materiali për ndërtimin e muskujve. Pasi që proteini përpunohet, trupi e ndan në aminoacide, të cilat trupi i përdor për funksione të ndryshme e një prej tyre është edhe riparimi i muskujve dhe rritja e tyre.

Kur ushtroni shumë, sigurohuni që të keni sasi të mjaftueshme të aminoacideve për ta furnizuar trupin. Ata/ato të cilët dëshirojnë që të humbin dhjam duhet ti kushtojnë kujdes te veqantë proteinit sepse në mungesë te tij trupi në vend të dhjamit djegë muskuj për qëllime të metabolizmit.

Ju duhet të konsumoni gjysëm grami protein për çdo kilogram trupor. Nese e keni vështirë të konsumoni aq protein sa duhet, përdorimi i ndonjë WHEY suplementi është shumë i lehtë dhe efektiv.

Miti i të ushqyerit 2: Të ushqyerit më shumë se 3 herë në ditë do të iu shëndoshë

Numri total i kalorive që i konsumoni gjatë ditës është shumë më i rëndesishëm se numri i shujtave. Nese hani më shume kalori se sa trupi djegë gjatë ditës, ju do të shtoni peshë, nese hani më pak ju do të humbni peshë.

Nese e konsumoni sasinë e njejtë të kalorive në secilën prej 6 shujtave sikur kur i hani vetëm 3 atëherë do të shtoni peshë. Për të mos shtuar peshë ju duhet të ndani sasinë e kalorive përgjatë ditës dhe të mos e kaloni numrin e paraparë. Nese hani më shpesh e ngapak ju nuk do të ndjeni uri dhe si e tillë do ta furnizoni trupin me nutrientët e nevojshëm.

Miti i të ushqyerit 3: Femrat nuk kanë nevojë per suplemente

Unë do të jem e para që ju them se nese hani ushqim të shëndetshëm, të balancuar, me më shumë protein dhe mund të hani 6 shujta në ditë, juve nuk do të iu nevojiten suplementet. Mirëpo për shumicën prej nesh nuk ka mjaftueshëm orë në ditë për ti arritur të gjitha. Për këtë përdoren suplementet.

Një multivitamin kujdeset që ju ti merrni vitaminat e dhe mineralet e nevojshme që nuk mund ti merrni gjatë shujtave tuaja. Vaji i peshkut ndihmon në funksionin vakular si dhe lubrifikon nyjet e juaja.

Edhe pija para treningut (pre-workout) që është përbërë prej kafeinës që iu ndihmon pas një dite të gjatë dhe proteinat e përbëra nga hirra (WHEY PROTEIN) ndihmojnë në zhvillimin e muskujve dhe formësimin e vitheve.

Lini një Përgjigje