Nëse po kërkoni për përkrahje mentale në palestër, më poshtë gjeni 8 llojet e ushqimeve kyçe për një bodibilder!
A ju ka ndodhur ndonjëherë të shkoni në palestër dhe hamendeni se çfarë të ushtroni? Nëse po, është koha për të përforcuar dijetën më një grumbull të ushqimeve që janë të dëshmuara që kanë ndikim mental për të pasur fuqi. Në të vërtetë, hulumtimet në rritje e sipër shfaqin ushqyes të ndryshëm që gjenden në ushqime dhe pije të caktuara që mund të ju jepin përparësi. Mbi të gjitha, ngritja e atyre peshave në palestër ka nevojë për përkrahje mentale kundrejt të pasurit fuqi fizike.
Kështu që, ushqeni trunin duke I shtuar këto gjëra në programin tuaj të ushqimit për të pasur përqëndrim mental në atë formë as të mprehtë si gërvishtjet në trupin tuaj.
Përforcuesi mental 1: Farat e lulediellit
Të nderuar, hani më shumë fara të lulediellit dhe ushqime të pasura me vitamina E. Numër të studimeve të bëra e kan lidhur marrjen e vitaminës E me përmirësimin e funksionimit të trurit. Për shembull: Në më botim të publikuar në “Neurobiologjia e të rriturit” ka zbuluar që njerëzit me nivel të lartë të vitaminës E, 15% e tyre nuk kanë probleme dëmtimin e aftësisë së të njohurit.
Si një antioksidant I fuqishëm, vitamina E mund të mbrojë membranat nga dëmtimet që rrjedhin nga oksidimi I shkaktuar nga radikalët e lirë. Fatkeqësisht, edhe pse shkenctarët në Universitetin e Tufts kanë përcaktuar vetëm 8% e meshkujve dhe 2.4% po I përbushin nevojat e tyre në marrjen e vitaminës E, duke bërë ushqyesin më në mungesë në dijetën e amerikanëve.
Farat e kësaj bime që mban emnin e diellit, janë edhe burim I tiaminës tiaminës stelare, një B vitamin që ndihmon qelizat trupore të shëndrrojnë karbohidratet në energji që truri dhe muskujt e përdorin për fuqi.
Përforcuesi mental 2: Sardinat në konservë
Përgjatë dekadave të kaluara, vitamina D është bërë një nga shëndrruesit më të dashur ndër hulumtues të ushqimeve, dhe kjo është shumë e vërtetë. Ky vitamin shkëlqyes ka treguar që ofron mbrojtje nga një numër I dobësive, dhe dobësimi mental është një nga to.
Një studim I fundit, I publikuar në ditarin “Neurologjia” ka treguar që përsonat me mungesë të vitaminës D, përjetojnë rritje të rënies mentale për një periudhë 4.4 vjeçare krahasuar me personat me mungesë të nivelit të vitaminës D.
Duket që truni jonë ka nevojë për vitaminë D, për funksione të ndryshme, duke përfshirë lidhjen e nervave. Kërkesat e nevojshmë ditore për të rriturit që të kenë vitamina D në trup është 600 IU, dhe 50 gramë sardine në konservë që ofron rreth 150 IU.
Për shëndetin e trurit tuaj dhe pjesëve të tjera të trupit tuaj, është mirë që të merrni vitaminë D në formë suplementi në baza ditore, posaçërisht gjatë muajve të dimrit kur marrja e vitaminës D nga dielli zvogëlohet bukur shumë.
Sardinat poashtu kanë sasi të yndyrërave Omega-3, duke e bërë si “mik” për rritjen e fuqisë mendore të trurit.
Përforcuesi mental 3: Vezët
Vezët – posaçërisht vezët e verdha janë burim për kolinën. Edhe pse kolina nuk ka shumë ngjyrë, ky ushqyes I rëndësishëm njihet si pararendës për acetinkolinën, një neutrotrasmiter që përfshihet në procesin e të njohurit dhe kujtesën. Kështu që nëse harroni vazhdimisht ku I leni peshat, këtë ushqyes.
Për më shumë, një studim zvicëran ka gjetur që ngërnja e mëngjesit që përfshin ushqime të pasura me proteina si vezët mund të rrisin performancën mentale gjatë mëngjesit, duke rregulluar poashtu nivelin e sheqerit në gjak.
Tani mund të gjeni Omega-3 në vezë për një dozë shtesë për të përfituar nga të mirat që sjellë ky ushqyes për trurin.
Përforcuesi 4: Gjethja Yerba
Është pasdite vonë dhe truri juaj po lodhet, kështu që pini një gotë çaji yerba për një rregullim mental. Hulumtimet kanë treguar që yerba – një barishte e çajit e marrur nga një bimë në Amerikën e Jugut, dhe pija kombëtare e Argjentiës, mund të rrisë fuqinë e trurit për një kohë të shkurtër.
Si? Sipas të gjitha gjasave stimuluesit natyral në këtë barishte si teofilina punojnë në tru për të nxjerrur adenozinën nga neurotramsiterët e trurit, që vepron si depresionues qendror I sistemit nervor dhe kështu paraqet lodhjen.
Përfitimi nga përdorimi I barishtës për rritjen e energjisë është se nuk sjellë për ata që janë nervoz të prekshëm për këtë efekt anësor nga pirja e kafes. Mund të gjeni këtë lloj gjethe në dyqane të ushqimeve të shëndetshme ose të çajnave të ndryshme.
Një studim i vitit 2014 në ditarin “Ushimi dhe Metabolizmi” ka gjetur se vullnetarët që kanë marrur këtë lloj barishte para ushtrimeve kanë djegur më shumë yndyrëra.
Përforcuesi 5: Salmoni
Nëse vuani nga të ftohtit që sjell dimri që ju bënë të qëndroni I strukur në fotele dhe ngroheni, në vend se të shkoni në palestër dhe ushtroni, më mirë të provoni të ushqeheni më peshk. Studimet sygjerojnë që marrja e lartë e acideve yndyrore Omega-3 (eicosapentaenoic acid EPA) dhe acidit dokoaheksaenoik(DHA) që gjenden në salmon- po ashtu dhe gjallesat tjera ujore që kanë yndyrëra si sardinat, peshqit në Oqeanin Pacifik Verior, skumbri, trofta- mund të ndihmojnë në luftën kundër depresionit që ndikon në disponimin tuaj.
Këto yndyrëra të shëndetshme Omega-3 ndihmojnë në rregullimin e neurotransmiterëve të trurit si serotonini, dhe dopamine që luajnë rol në disponimin tuaj. Omega-3 poashtu ka ndikim të zvogëlojë pezmatimet e trurit, duke pakësuar shqetësimet psikiatrike.
Salmoni përmban poashtu vitaminë D, që mund të ndihmojë të mbani trurin në formë.
Përforcuesi 6: Cvekla ose Rrepa
Kur flasim për shëndetin e trurit, e kuqja do të thotë shko. Shkenctarët në Universitetin Ëake Forest, kanë përcaktuar që nitratet që gjenden në formë natyrale në cvekla, dhe lëngun e cveklave mund të ndihmojnë të rrisin dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut në tru, që mund të ndihmojë në performancën e trurit dhe luftojë rënien e aftësisë së të njohurit.
Mënyra më e mirë për ti ngrënë këto perla të skuqura, është të jenë të pjekura në në furrë, por lëngu I cveklave, që është veçanërisht plot e përplotë nitrate, mund të përzihet në shakes me proteina. Ju poashtu gjeni nitrate edhe në spanaq.
Një numër I studimeve kanë treguar që aftësia e nitrateve për të përkrahur qarkullimin e gjakut mund të përmirësojë performancën e muskujve gjatë ushtrimeve.
Përforcuesi 7: Arrat
Kur vie koha për të ngrënë diçka si arrat, mos harroni të I hani ato. Shkenctarët në Universitetin Tufts kanë zbuluar që një dijetë e pasur më arra mund të përmirësojë fuqinë e trurit, në atë mënyrë që e bënë më të lehtë për ju të mbani më lehtë në mend listën e ushqimeve të mira për shëndetin e trurit tuaj.
Sinergjia në mes antioksidantëve polifenol dhe acideve yndyrore Omega-3 në arra mund të ju mbajnë në formë të prerë si kamxhiku.
Një studim I fundit sipas “ Metabolizmi klinik dhe eksperimental” ka treguar se të rriturit që konsumojnë 40 gramë arra në ditë për 8 javë, kanë rënie të nivelit të kolesterolit(yndyrës në gjak) dhe rënie të rrezikut për sëmundje koronare të zemrës.
Përforcuesi 8: Mishi I lopës
Ja arsyea pse fitnesi preferon që të shërbeheni me mish lope dhe biftek për darkë. Një studim I publikuar në “Ditari Amerikan I Nutricionizmit Klinik” ka gjetur se femrat me nivele më të larta të hekurit performojnë më mirë në detyrat që duhet të kryhen me të menduar, dhe kanë përfunduar ato më shpejtë se ata që kanë pasur nivel më të ulët të hekurit në organizëm.
Hekuri ndihmon në qarkullimin e oksigjenit në tërë trupin, duke përfshirë edhe trurin, që ka nevojë për oksigjen në mënyrë që të funksionojë si duhet. Atletet janë veçanërisht të ndjeshme nga mungesa e hekurit për shkak të ciklit menstrual dhe humbjes se gjakut, me rastin e nivelit të ulët të marrjes së hekurit në organizëm.
Mishi vazhdon të jetë një burim kryesor që përban sasi të mëdha të hekurit, por konsideroni marrjen e më shumë ushqyesve e barishteve të prera.
Mishi I kuq përmban kreatinë, një komponim që përmban elemente për të rritur forcën dhe fuqinë.