B-COMPLEX 60 tab

14.00

Disponueshmëria Në stok

Përshkrimi

Vitamina B1 (tiamina)
Tiamina luan rol thelbësor në konvertimin e ushqimeve në energji. Ndihmon në rritjen e muskujve, kontribuon në ruajtjen e mukozave normale, lëkurës.

Vitamina B2 (riboflavina)
Riboflavina ndihmon trupin të prodhojë energji nga proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet, dhe vepron si antioksidant

• Vitamina B3 (niacin)
Niacina luan rol në sinjalizimin qelizor, metabolizmin, prodhimin dhe riparimin e ADN-së, siguron mbështetje për funksionin normal psikologjik, ndërsa ndihmon dhe në reduktimin e lodhjes. Gjithashtu është e përfshirë në metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave

• Vitamina B5 (acidi pantothenik)
Ashtu si vitaminat B të tjera, acidi pantothenik ndihmon trupin të marrë energji nga ushqimi dhe gjithashtu është i përfshirë në prodhimin e hormoneve dhe kolesterolit.

• Vitamina B6 (piridoksina)
Piridoksina është i përfshirë në metabolizmin e aminoacideve, rregullimin e aktivitetit hormonal, prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe krijimin e neurotransmetuesve.

• Vitamina B7 (Biotina)
Biotina është thelbësore për metabolizmin e karbohidrateve dhe yndyrës dhe rregullon shprehjen e gjeneve si dhe ndihmon në mirëmbajtjen e lëkures dhe flokëve të shëndetshëm.

• Vitamina B9 (Acidi folik)
Acidi Folik nevojitet për rritjen dhe ndarjen e duhur të qelizave, metabolizmin e aminoacideve, formimin e qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut, mirëfunksionimin e sistemit imunitar.

• Vitamina B12 (kobalamina)
Ndoshta më i njohur nga të gjitha vitaminat B, B12 është jetike për funksionimin e sistemit nervor, prodhimin e ADN-së dhe zhvillimin e qelizave të kuqe të gjakut.

B-Complex përfshin gjithashtu minerale të rëndësishme si hekuri që është i përfshirë në përdorimin e energjisë nga trupi. Vitamine A, C, D, E si dhe është e pasuruar me bimë si guarana, ginseng, bee pollen and bioflavonoids etj.

Perdorimi : 2 tableta në ditë me uje. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar !

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “B-COMPLEX 60 tab”